E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama po betonon Tiranen"

Partia Levizja Socialiste per Integrim kundershtoi sot projektin e Bashkise se Tiranes per betonizimin e zones pergjate Liqenit Artificial te Tiranes, qe perfshin Kopshtin Botanik, Kompleksin Dinamo, zonen e Gardes se Republikes dhe Kompleksin e Pishinave. Sekretari i pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, gjate nje konference per shtyp te henen, pohoi se "ky projektim bazohet ne nje vendim te KRRT-se se Tiranes, ne te njejten dite dhe mbledhje kur u vendos asgjesimi i Klubit Sportiv Partizani".

"Asnje prej ketyre objekteve te mesiperme nuk eshte prone e Bashkise se Tiranes", tha Vasili. Sipas te cilit, "konkretisht Garda e Republikes dhe Kompleksi Sportiv Dinamo administrohen nga Ministria e Brendshme, ndersa Kopshti Botanik nga UT, e per me teper vendndodhja e tij eshte ne territorin e administruar nga Komuna e Farkes".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›