E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha nis sot turin e takimeve për një “PD më të bashkuar”

Ish kreu i PD dhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, pritet të nisi të enjten takimet me bazën e partisë, për të diskutuar lidhur me vendimin e kryetarit të PD Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së. Vendimi zoti Basha erdhi pas DASh e shpalli Berishën dhe familjen e tij “person të padëshiruar” për të hyrë në SHBA. Ai akuzohet për korrupsion në nivele të larta.  

Takimet e tij Berisha i njoftoi me anë të një postimi në Facebook se “…në orën 18:00 nis ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.” 

Ish kreu i PD e konsideron ndërmarrjen e tij një beteje. “PD do dali më e fortë  nga kjo betejë. …Sfida kryesore e PD është rikthimi i sovranitetit të grabitur poshtërsisht nga marrëveshja Basha-Rama” tha pak ditë më parë ish kryeministri Sali Berisha. 

Vetë PD është e ndarë lidhur me mbështetje ndaj ish kreut të saj. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›