E Enjte, 5 Nëntor 2026

Programi ‘Rama 3’: Brenda shkurtit 2022 e vaksinuar e gjithë popullsia mbi 16 vjeç

Lufta me pandeminë ishte një nga fokusit kryesore të qeverisë gjatë 2020, dhe duket se do të vijojë të jetë edhe në mandati e tretë qeverisë por këtë herë me vaksinimin e popullsisë si mënyrën e vetme për të mposhtur pandeminë e COVID-19. Në programin e ri qeverisëse për mandatin e tretë, sipas objektivit të qeverisë shkurtit 2022 do të jetë të vaksinuar të gjithë qytetarët shqiptarë mbi 16 vjeç dhe se brenda shtatori 2021 të gjithë persona +60 vjeç do të kenë bërë të dyja dozat e vaksinave.

Pandemia goditi edhe sektorët ekonomik, ku qeveria parashikon një fond prej 50 mln euro për sektorin e turizmit në formën e instrumentet të garancisë. Synimet e qeverisë në programin qeverisës në luftën ndaj pandemisë.   1. Vaksinimi i popullatës kritike, personat në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të ketë përfunduar brenda shtator 2021.

2. Garantojmë vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në shkurt 2022.

3. Mbështesim sipërmarrjen në sektorët më produktivë të ekonomisë, për

ringritjen edhe më të fortë të tyre pas pandemisë, duke dedikuar:

-50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e turizmit, në formën e instrumentet të garancisë;

– 5 milionë euro për sipërmarrjet në fushën e transportit;

-50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e manifakturës, si garanci për kredimin apo zgjatje të afatit të kredive ekzistuese

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›