E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qeveria “Rama 3”: Brenda 2021 nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës dhe aeroportin e Vlorës

Një nga pikat e programit të qeverisë “Rama 3”, është se brenda vitit 2021, pritet të nisin punime për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. Në fushën e transportit, qeveria thekson se brenda këtij viti pritet të nisin edhe punime për Aeroportin e Vlorës, në mënyrë që ai të jetë gati në vitin 2024.

Në janar 2022 nis puna për transformimin e portit aktual të Durrësit në atë që qeveria e quan hapësirën moderne të kompletuar në marinë jahtesh, infrastrukturë turistike dhe komplekse rezidenciale. Në fushën e energjisë është parashikuar që brenda marsit të vitit 2022 të nënshkruhet kontrata për projektimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›