E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nis viziten ne SHBA takime me personalitete boterore e drejtues te biznesit

Tirane 19 shtator NOA - Kryeministri Sali Berisha eshte nisur sot per ne Nju Jork ku do te marre pjese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Gjate vizites disa ditore ne Nju Jork Kryeministri Berisha do te kete takime me homologe te tij personalitete boterore te pranishem ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara si dhe me drejtues te sipermarrjeve te medha amerikane.

Nje takim te vecante Kryeministri Berisha do te kete edhe me delegacionin e Republikes se Kosoves.

Gjithashtu Kryeministri Berisha do te marre pjese ne takime te ndryshme si ne takimin Objektivat Zhvillimore te Mijevjecarit Millenium Development Goals ne samitin e Lidereve te Ballkanit ne hapjen e punimeve te Forumit Klinton etj..

Kryeministri Berisha do te takohet edhe me perfaqesues te diaspores te cilet kane dhene dhe japin kontribut ne shoqerine amerikane.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›