Rama Ti leme grindjet brenda partise nese duam te fitojme zgjedhjet lokale

Sarande 19 shtator NOA - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama per here te pare ka permendur dje sfiden qe e pret opoziten ne zgjedhjet lokale dhe ka kerkuar bashkepunimin e strukturave duke lene menjan grindjet.
Nuk e kuptoj perse njerez me kontribute dhe
me vlera ne PS i kane hyre diskutimit percares kush je ti e kush jam une per
zgjedhjet vendore qe po afrojne duke bere te qarte edhe kostot qe ka treguar
dhe e kaluara ne Sarande kur shfaqen ndasite se kush do te jete i pari i
fshatit. Nga historira te tilla humbasin te gjithe eshte shprehur dje kreu i
PS-se gjate takimit te zhvilluar ne Sarande me strukturat e PS-se.
Kreu i PS-se ka kerkuar nga socialistet e qytetit bregdetar se eshte e nevojshme qe te menjanohen diskutimin mes njeri-tjetrit nese duam te fitojme Saranden ne zgjedhjet lokale dhe Shqiperine pas tyre raporton korrespodenti i Agjencise NOA.
Nga ana tjeter Rama ka deklaruar se Partia Socialiste duhet te vazhdoje betejen e saj per latimin e qeverise dhe per berjen e transparences ne vend. Ne takimin e zhvilluar ne Kalane e Lekursit Rama eshte ndalur dhe krizen politike situaten ekonomike dhe nivelin e larte te korrupsionit ne vend.
Largimi i qeverise se sotme eshte domosdoshmeri jetike per sot dhe natyrisht edhe per neser. Sot ne vendin tone ka 1 milion njerez te papune qe jetojne me cfare sjell dita dhe me ankthin e se nesermes u shpreh kreu i PS-se. Ai ka folur dhe per nisjen e protestave te opozites.
a.k/NOA