E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha niset në Francë, prezanton suksesin ekonomik

Share

Kryeministri Sali Berisha është nisur gjatë ditës së sotme në Francë, ku do të marrë pjesë në seminarin Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi. Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, Berisha është I ftuar nderi në këtë seminar, ku do të flasë për modelin e suksesshëm ekonomik të Shqipërisë.

Kryeministri Berisha është i ftuar nderi në këtë Seminar dhe do të mbajë një fjalë në ditën e parë të punimeve të tij, në panelin me temë Cilat janë fuqitë e reja?, i cili synon të vërë në pah ato vende, ekonomitë e të cilave njohën rritje ekonomike, në kuadrin e përgjithshëm të krizës dhe të recesionit ekonomik botëror.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri do të paraqesë modelin liberal ekonomik të ndjekur nga qeveria shqiptare dhe reformat strukturore të bëra prej saj, si çelësi i suksesit ekonomik të Shqipërisë dhe faktorët themelor që Shqipëria i rezistoi krizës ekonomike finaciare botërore, duke patur rritje ekonomike, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në këtë seminar, të ftuarit janë pothuajse të gjithë ministra Financash, si dhe kryeministri italian, Mario Monti, që duhet thënë se është ekonomist. Siç duket, kryeministri Berishaka filluar të bëjë edhe punën e Ridvan Bodes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›