E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: Duhet president konsensual, Topi do të ishte kandidati i duhur

Share

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka thënë se presidenti i ardhshëm duhet që të jetë konsensual. Sipas tij, kandidati më i mirë do të ishte pikërisht presidenti në detyrë, Bamir Topi, i cili, sipas Ndokës, duhet të rikonfirmohet në këtë post.

“Unë e konsideroi si kandidatin më të mirë të mundshëm e potencial që ka institucioni i presidentit. Për faktin që zoti Bamir Topi si president i Republikës ka ditur të qëndrojë mbi palët. Kjo e ka cënuar disi mbështetjen e partisë Demokratike por një parti e përgjegjshme dhe demokratike, padiskutim që do të merrte një nismë për rikandidimin e zotit Topi si president i Republikës. Por për fat të keq partia Demokratike është një parti klanesh”, është shprehur Ndoka për AS.

Ndërkohë, në lidhje me kandidaturën e vetme që është bërë publike deri më tani, atë të Fatos Nanos, Ndoka është shprehur se, “për fatin e kq ai ka zgjedhur të jetojë larg Shqipërisë, pra nuk ka qenë një njeri që ka zgjedhur që të vazhdojë në politikë. Kështu ka humbur besimin në një farë mënyre tek politika, ka humbur besimin tek qytetarët”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›