Zgjedhja e presidentit, Berisha: Vetëm mbi bazë të Kushtetutës
Tiranë- Presidenti i ardhshëm i vendit do të zgjidhet vetëm në bazë të Kushtetutës. Kështu deklaroi në mbledhjen e parë të qeverisë për 2012-ën kryeministri Berisha.
Zgjedhja e presidentit do të zhvillohet kryekëput në përputhje me Kushtetutën. Të gjitha përpjekjet për t’i kurorëzuar Shqipërisë dëshira suplementare do të pësojë dështim. Urojmë që të bëjmë përpjekje të mëdha për t’i dhënë vendit një president në lartësinë e detyrave dhe me integritet- u shpreh Berisha.
Po ashtu kreu i ekzekutivit, Sali Berisha ka rikujtuar opozitën që të respektojë marrëveshjen PD-PS lidhur me ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend.
Shkrime të tjera me interes:
- Presidenti i ardhshëm, Topalli: Në bazë të Kushtetutës Tiranë- “Zgjedhja e presidentit të ardhshëm do të bëhet duke...
- Marrëveshja PS-PD, Berisha: Në interes të integrimit të vendit Norvegji- Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se e vlerëson marrëveshjen...
- Festat- Berisha organizon pritje për kabinetin Tiranë- Me rastin e festave të fundvitit kryeminsitri Berisha dhe...