Berisha niset për në Romë

Në këtë takim, i cili zhvillohet çdo dy vjet, marrin pjesë krerët e partive anëtare të CDI-së nga 75 vende të botës. Në këtë takim, i cili drejtohet nga Presidenti i Internacionales së Demokratëve të Qendrës, zoti Pier Ferdinando Casini, do të marrin pjesë liderë politikë nga vendet anëtare, ndër të cilët kryeministrat e Spanjës, Irlandës, Hungarisë dhe Greqisë.
I ftuar i veçantë në punimet e Internacionales së Demokratëve të Qendrës do të jetë Kryeministri italian, zoti Mario Monti, i cili, për nder të krerëve të qeverive pjesëmarrëse në takim, do të shtrojë një drekë të veçantë.
Në fokus të këtij eventi do të jetë rëndësia e ndërtimit të konsensusit dhe qëndrimit të përbashkët mes të gjitha partive politike anëtare të Internacionales së Demokratëve të Qendrës, në kuadrin e momenteve të vështira që po kalon Evropa, Afrika e Veriut, Lindja e Mesme dhe rajonet e tjera të botës.
Ditën e shtunë, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në audiencën private që Papa Benedikti i XVI do të japë për të ftuarit e Internacionales së Demokratëve të Qendrës, në rezidencën e tij verore në Kështjellën Gandolfo. /Start/
2012-09-21 10:10