E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende pa konsensus për ligjin e Gjykatës së Lartë

Mbledhja e sotme e komisionit të Ligjeve dështoi për shkak se opozita nuk mori pjesë.

Kreu i komisionit, deputeti demokrat, Ilir Rusmajli, akuzoi opozitën se po bëhet pengesë në këtë drejtim.

“Ligji do të shqyrtohet deri kur të kthehen deputetët e opozitës nga ekskursioni. Deputetët e opozitës kishin agjendë personale. Do dilnin për fundjavë pavarësisht se koha është e zymtë. Dy krerët e grupeve parlamentare Patozi dhe Ruçi nuk i bindën dot deputetët të vinin në komision. Për deputetët agjenda personale është më e rëndësishme se integrimi”, theksoi Rusmali. Kujtojmë se ky është një nga ligjet që kërkohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të 12 prioriteteve për integrimin. /Start/

                                                                                             2012-09-20 11:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›