E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO nuk ndërhyn në Siri, Rasmusen kërkon zgjidhje politike

Këtë deklaratë, Rasmusen e bëri gjatë një intervistë dhënë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung''. ''Duhet të pranojnë se situa në vend ka një ndryshim të konsiderueshëm krahasuar me Libinë, ku NATO kreu një ndërhyrje me një mandatim të qartë të OKB-së dhe një mbështetje të fortë nga rajoni. Asnjë nga këto nuk lidhen me Sirinë. Shoqëria siriane, po të marrin në konsideratë këndvështrimin fetar, etnik dhe politik është shumë më komplekse se ajo libiane'', theksoi Rasmussen.

Më tej ai shtoi se për këtë arsye një ndërhyrje ushtarake do të kishte pasoja të paparashikueshme për rajonin. “NATO po vazhdon të monitorojë situatën dhe është e gatshme të ndërhyjë për të mbrojtur dhe Turqinë, në rast se kjo e fundit do të kishte nevojë. Por, dua ta theksoj se nuk kemi plane të ndërhyjmë ushtarakisht në Siri'', përfundoi kreu i organizatës.

                                                                                             2012-09-20 17:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›