E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha niset për vizitë dy ditore në Bruksel

Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë dyditore, në Bruksel, në datat 14 dhe 15 prill. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do t'i dorëzojë volumin, me përgjigjet e Shqipërisë, të Pyetësorit, Komisionerit për Zgjerim, zotit Stefan Fule, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim, e më pas një Konferencë për shtyp.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha, në ditën e parë të vizitës në Bruksel do të jetë relator në konferencën ""Shqipëria drejt Bashkimit Evropian, një rrugë mbi meritën" organizuar posaçërisht për Kryeministrin e Shqipërisë nga Fondacioni Robert Schuman, në të cilën do të marrë pjesë edhe zoti Joseph Daul, President i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane dhe mjaft përfaqësues të Parlamentit Evropian.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, Kryeministri Berisha do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, zotin Herman Van Rompuy, me Presidentin e Komisionit evropian, zotin Jose Manuel Barroso si dhe do të zhvillojë një takim e më pas një Konferencë për shtyp me Presidentin e Parlamentit Europian, zotin Jerzy Buzek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›