E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieri jashtë hartës së drogës, kreu policisë: Bashkëpunimin kundër kultivimit

Takimi rajonal për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike konfirmon përfundimisht se rrethi i Fierit nuk është më në hartën e zezë, por megjithatë disa zonë mbeten problematike.
Mbledhja e shtabit u drejtua nga prefekti i qarkut ndërsa pjesë e tij janë drejtues të lartë të policisë së Fierit.
Në takim drejtori i Policisë së Qarkut Fier, tha se lufta ndaj kultivimit të lëndëve narkotike duhet mbështetur nga të gjithë faktorët, pasi vëtem në këtë mënyrë ajo do të jetë më efikase.
Gjatë vitit 2009 në qarkun e Fierit janë sekuestruar mbi 1000 mijë rrënjë Kanabis dhe janë ndjekur penalisht 13 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›