E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, një Hitler i Demokracisë Shqiptare

Share

Fragment nga Komploti Kundër Lirisë

Analiza e lidershipit dhe i përgjegjësive të tij për dështimet e tranzicionit shqiptar është një nga tre rrafshet kryesore të librit të Andrea Stefanit. Dhe Sali Berisha, si figura qendrore e këtij tranzicioni është shqyrtuar në të gjithë tiparet e tij politike si autokrat, mashtrues, destruktiv, mafioz e deri edhe nekrofil. Këtu po japim analizën e destruktiviteti të Berishës:

**********

 

Ai sështë më.

Por hija e tij qëndon ende mbi ne.

Dhe ne i bindemi.

Svjetllana Allilujeva (Vajza e Stalinit)

Një artikull i publikuar vite më parë u bë edhe shtytja për këtë thyesë të kapitullit. I debatuar jo pak në forumet e internetit, artikulli u kritikua apo u mburr nga këndvështrime të ndryshme. Dikush mendonte se krahasimi i Berishës me Hitlerin ishte pa vend nga që ky i fundit ishte diktatori i një vendi të madh si Gjermania ndërsa Berisha është pushtetar i një shteti të papërfillshëm si Shqipëria. Dikush tjetër arriti të mburrë edhe aftësinë oratorike dhe sugjestionuese të Hitlerit që mungon në gjuhën folklorike të Berishës. Por thuajse të gjithë dështonin të kuptonin se krahasimi tentonte të evidentonte, edhe nëpërmjet ngjashmërive të sipërfaqshme dhe të rastit, një simetri thelbësore, thuajse karakteriale mes dy liderëve dhe që, në fund të fundit, nuk mund të mos jetë faktor në  rrokullimat dhe tragjeditë që kanë ndodhur dhe do ndodhin.

Destruktivisti

 

Unë nuk jam angazhuar personalisht me Berishën, por me elementin shkatërrues të shtetit shqiptar që quhet Berishë… qëndrimi im ndaj Berishës ka të bëjë me faktin se… shteti për mua është një Rozafë që gjatë ditës shfaqej  si shtet dhe gjatë natës shikoja Berishën tek e shkatërronte.

Frrok Çupi

Vërej se ekziston një gen shkatërrues në politikën shqiptare.

Karsten Ankjaer Jensen

 (Ambasadori i Danimarkës në Tiranë)

Instikti i shkatërrimit është bashkëshoqërues i instiktit të vdekjes.  Dhe tërë karriera e stërgjatë e Berishës përshkohet nga gjakimi i shkatërrimit për hir të pushtetit absolut. Po sa herë do lejohet të rrënohet shteti dhe Shqipëria për hir të pushtetit personal të këtij njeriu? A nuk ishte i mjaftë viti 1997? Po grushti i shtetit i vitit 1998? Po vrasja dhe rrënimi i jetëve në Gërdec për shkak të babëzisë së përvetësimit? Po vrasja e 4 protestuesve në janar 2011? Po rrënimi i buxhetit me anë të një korrupsioni dhe papërgjegjshmërie që epshin për pushtet dhe fitime të paligjshme, e maskon me patriotizëm? Po shkatërrimi i pavarësisë së institucioneve, opozitës, medias? Po shkatërrimi fizik i Zogut të Zi vetëm si një kapriçio shumë milionëshe e luftës për pushtet? Janë edhe shumë e shumë të tjera. Berisha është një politikan që gjen forcë te shkatërrimi. Gjithë karriera e tij është e mbushur me prova të karakterit të tij destruktiv. Edhe në gjuhën e Berishës, në të folurën e tij është e pranishme përherë një dozë e fortë destruksioni. Para se të vinte në pushtet në 2005 kërcënonte se do ti vinte ruspën mafies me të cilën nënkuptonte rivalët politikë. Edhe arritjet pozitive ai i percepton në mënyrë destruktive, si shkatërrim. Pesë vjet më vonë, në antimitingun e 8 dhjetorit 2009, Berisha ftoi të gjithë shqiptarët të bashkoheshin me uraganin e integrimit të plotë të Shqipërisë në Europë. Vështirë të gjendet lider me mendësi perëndimore që do ta krahasonte integrimin si proces me një uragan thelbi i të cilit, si dukuri natyrore, është shkatërrimi. Ja një frazë tjetër po nga ai fjalim:

Ne që së bashku shembëm mure, blloqe dhe diktatura, ne së shpejti do të fshijmë kufijtë dhe do të lëvizim të lirë në mbarë Europën (Gazeta Rilindja Demokratike, 9 dhjetor 2009, Sali Berisha, Hedhurinat e së shkuarës nuk do të mund ta ndalin kurrë vrapin tonë)

Në vjeshtë të vitit 2010 debatit politik iu shtua dhe një çështje tjetër, ajo nëse duhej shkatërruar godina e Piramidës e ndodhur në qendër të Kryeqytetit. Ajo ishte ndërtuar pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha si një muze për të përjetësuar kujtimin dhe veprën e tij. Por si pa dashje projekti kish marrë formën e një piramide dhe në fakt, sikur përjetësonte figurën e ish Faraonit komunist. Megjithatë kishin kaluar 20 vjet nga rënia e komunizmit, piramida qe shndërruar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës Pjertër Arbnori dhe në të kishte disa studio edhe stacioni televiziv Top Channel i sulmuar kohë pas kohe nga Berisha. Dhe pasi i kish dhënë udhë një projekti prej rreth 5 milionë eurosh për ta shndërruar Piramidën në Teatër Kombëtar, befas Berisha deklaroi se ajo duhej shkatërruar nga që ishte simboli i diktaturës komuniste dhe i diktatorit. Nuk qe e vështirë të lexoje pas kësaj manovre nevojën politike që kish Berisha për tu rikthyer tek tema e vjetër e antikomunizmit. Ndërsa elektorati po i pakësohej dukshëm, ai ëndërronte të kthente kohët e vjetra kur nën flamurin e antikomunizmit, kish pasur pas vetes shumicën e shqiptarëve. Ishte në fakt një donkishotizëm që kërkonte rikthimin e fillimit të viteve 90 të shekullit të kaluar kur shqiptarët ishin përçarë konvencionalisht në komunistë dhe demokratë. Një përçarje që e kish sjellë në pushtet. Pra kishim të bënim me një lloj ngasjeje prej Cezari që kërkonte të ringjallte një përçarje të suksesshme për të.

Por ndërkaq, në një analizë më të thelluar psikologjike, thirrja për shkatërrimin e godinës së Piramidës në qendër të Tiranës përbënte  një fakt më shumë në zinxhirin e fakteve, që provonin se vendi  drejtohej nga një politikan me pasione thellësisht destruktive. Po provohej përsëri se nuk qe aspak e rastit që bashkë me shfaqjen e Sali Berishës si kryepolitikan në fillim të viteve 90, u pa të rritet edhe doza e destruktivitetit në jetën politiko-ekonomike të Shqipërisë. Aq sa në vitin 97 shqiptarët u qorrollisën edhe në greminën e rrënimit të shtetit. Edhe politikanë dhe liderë të tjerë në botë mbajnë mbi shpinë mëkate tragjedish dhe shkatërrimesh. Por në rastin e Berishës vërehet ajo që, Erich Fromm, duke analizuar karakterin e Adolf Hitlerit, do ta përkufizonte si një shpërpjesëtim mes shkatërrimit që ai urdhëroi dhe arsyeve realiste që i dhanë shtysën. Jam përpjekur më sipër të shpjegoj ngjashmërinë mes Berishës dhe Hitlerit, ngjashmëri që më shumë se në tiparet, veset apo aftësitë, qëndron në karakterin nekrofil prej dhe nga gjenerohen impulse të vazhdueshme destruktiviteti. Prandaj, mund të thuhet se jo pak veprime edhe të Berishës, siç është edhe rasti më i fundit i Piramidës:

nuk mund të shpjegohen me motivime strategjike por janë fryt i pasionit të një burri thellësisht nekrofil. (Erih From, Anatomia e Destruktivitetit Njerëzor, Vëll 2, fq.349)

Sepse çdo njeri me aftësi normale reflektimi do ta kuptonte se shkatërrimi i një ndërtese, qoftë edhe ajo e muzeut të ish diktatorit Enver Hoxha, nuk mund të përligjej dot me demag

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›