E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nje karamele per opoziten ofron Avokatin e Popullit



Eljona Ballhysa - Kryeministri Berisha ka angazhuar dje kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli qe ti parashtroje opozites nje oferte te re sic e cilesoi ajo. Kreu i qeverise i ka dhene opozites te drejten e propozimit te kandidatit per postin e Avokatit te Popullit. Por me shume se nje oferte per te gjetur nje pike bashkepunimi mes maxhorances dhe opozites kjo duket si nje karamele qe i ofrohet Partise Socialiste. Kjo per faktin se Avokati i Popullit ne Shqiperi eshte konsideruar gjithmone si nje post honorifik kritikat e ashpra te te cilit asnjehere nuk jane marre ne konsiderate nga qeveria. Oferta e Berishes eshte parashtruar dje gjate mbledhjes se Konferences se Kryetareve te grupeve parlamentare nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Gjate kesaj mbledhjeje kreret e grupeve parlamentare kane debatuar edhe per kalendarin e punimeve te Kuvendit i cili nuk ka qene transparent per opoziten dhe eshte bere publik castet e fundit.
Oferta
Pasi jam konsultuar me kryetarin e maxhorances kam marre nje oferte te re nga zoti Berisha per tia percjelle Partise Socialiste dhe opozites. Ne kete rast behet fjale per Avokatin e Popullit dhe maxhoranca me oferten e re qe i ben Partise Socialiste i jep opozites te drejten qe te kete nje nder organet kushtetuese me te rendesishme Avokatin e Popullit. Nje gje te tille ia kam bere te ditur kryetarit te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste qe ne menyren me urgjente te propozojne emrin qe deshirojne sipas ligjit ne menyre qe opozita te marre kreun e organit kushtetues te Avokatit te Popullit - eshte shprehur dje per mediat kryetarja e Kuvendit Topalli. Madje ajo shtoi se i vetmi kusht qe vendos PD-ja eshte qe kandidati per postin e Avokatit te Popullit te mos kete marre pjese ne procese politike gjate regjimit diktatorial. Me te vetmin kusht qe emri i propozuar te mos kete qene pjese e proceseve gjyqesore politike gjate diktatures dhe te mos kete pasur probleme me dhunimin e te drejtave te njeriut gjate ketyre 20 viteve. Eshte nje oferte shume serioze. Eshte nje oferte qe ka te beje me kreun e nje organi kushtetues me ate qe eshte Avokati i Popullit. Maxhoranca keshtu po i ben nje oferte tjeter opozites - eshte shprehur Topalli.
Kushtetuta
Neni 61 i Kushtetutes parashikon qe Avokati i Popullit zgjidhet nga tre te pestat e te gjithe anetareve te Kuvendit per nje periudhe prej 5 vjetesh me te drejte rizgjedhjeje.
Avokati i Popullit mund te jete cdo shtetas shqiptar me arsim te larte me njohuri dhe veprimtari te njohura ne fushen e te drejtave te njeriut dhe te ligjit. Avokati i Popullit gezon imunitetin e gjyqtarit te Gjykates se Larte. Avokati i Popullit nuk mund te beje pjese ne asnje parti politike nuk mund te kryeje veprimtari tjeter politike shteterore ose profesionale dhe as te marre pjese ne organizmat drejtues te organizatave shoqerore ekonomike dhe tregtare. Avokati i Popullit paraqet raport vjetor perpara Kuvendit. Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike - parashikohet ne Kushtetute.

Presidenti takime ne Britani
Lidington Progresi drejt BE-se varet nga bashkepunimi i partive politike

Gjate vizites se tij zyrtare ne Britani Presidenti i Republikes Bamir Topi eshte takuar me ministrin e Puneve te Jashtme per Europen Juglindore Dejvid Lidington i cili theksoi se progresi i Shqiperise drejt BE-se varet nga bashkepunimi i partive politike dhe realizimi i reformave vitale per vendin. Ne deshirojme ta shikojme Shqiperine te beje progres drejt anetaresimit ne BE. Ky progres varet nga bashkepunimi i partive politike per te implementuar reformat vitale per vendin. Hapat drejt anetaresimit ne BE nuk duhen pare si suksese te nje force politike por duhen pare si angazhim politik konsensual dhe konstruktiv per ceshtjet per te cilat kane interes te gjithe - eshte shprehur gjate takimit me Presidentin e Shqiperise ministri britanik Lidington. Gjate vizites se tij ne Britani Presidenti Topi eshte takuar edhe me kryeministrin e Mbreterise se Bashkuar Dejvid Kameron. Gjate bashkebisedimit dy personalitetet e larta nenvizuan rendesine e ketij takimi ne kuader te zhvillimit te marredhenieve te shkelqyera tradicionale qe ekzistojne mes dy vendeve dhe popujve tane. Presidenti Topi vuri ne dukje se bashkepunimi ne te gjitha nivelet mes Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar paraqitet i konsoliduar dhe i karakterizuar nga vullneti dypalesh drejt zgjerimit dhe forcimit te metejshem te tij. Kryetari i Shtetit vuri ne dukje disa prej arritjeve te politikes sone te jashtme duke nenvizuar anetaresimin e Shqiperise ne NATO si dhe ne miratimin nga ana e Parlamentit Europian te raportit per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Kjo eshte nje ngjarje e madhe nje hap teper i rendesishem per te ardhmen europiane te Shqiperise dhe realizimin e nje aspirate madhore te qytetareve shqiptare te cileve u takon merita per kete ashtu si dhe politikes institucioneve shqiptare por edhe te gjithe partnereve tane nderkombetare qe na kane mbeshtetur ne kete rrugetim - u shpreh Presidenti Topi.
Kryeministri britanik Dejvid Kameron pasi theksoi rendesine e vizites se kryetarit te shtetit shqiptar ne Mbreterine e Bashkuar per thellimin dhe forcimin e marredhenieve dypaleshe vleresoi rolin e rendesishem e moderator te Presidentit Topi persa i perket konsolidimit te shteti ligjor te rritjes se paanshmerise dhe pavaresise se sistemit ligjor ne Shqiperi si dhe kontributin e tij personal e institucional ne mbrojtje te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit. Gjithashtu kryeministri i Mbreterise se Bashkuar vleresoi pjesemarrjen e Shqiperise ne misionet paqeruajtese ne Afganistan dhe kontributin tone atje ne kuader te luftes kunder terrorizmit nderkombetar.

4 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›