E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri ILDKP-ja hodhi poshte shpifjet e Berishes per Ramen



Nje dite pas deklarates se ILDKP-se deputeti socialist Saimir Tahiri u shpreh se ky institucion hodhi poshte te gjitha shpifjet e pushtetit te Sali Berishes per kreun e PS-se njeheresh kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama. Ai vleresoi se ILDKP-ja eshte shprehur qarte se akuzat e Sali Berishes dhe oborrit te tij jane kryekeput genjeshtra pasi mes institucionit te Bashkise se Tiranes dhe akuzave te Sali Berishes nuk ka asnje lidhje.
Madje Saimiri tha se Arjan Tartari partneri i deputetes demokrate Albana Vokshi eshte gjobitur nga ILDKP-ja per mosdeklarim te pasurise. ILDKP-ja pohon se deklarimi i pasurise se Albana Vokshit dhe Majlinda Bregut eshte problematik. Ky institucion tregon qarte mungesen e vullnetit te perfaqesuesve te pushtetit te Sali Berishes dhe familjareve te tyre per te deklaruar pasurite e tyre. Sot te gjithe kujtojne shfajesimin e Vokshit me gjoja pretendimin se bashkejetuesi i saj nuk ka detyrimin te deklaroje pasurine e po ky ishte edhe shfajesimi qe i beri Sali Berisha per aferat e perbashketa. Po sot te gjithe e dine qe Arjan Tartari bashkejetues i Albana Vokshit eshte gjobitur nga ILDKP-ja per mosdeklarim te pasurise. Pyetja e natyrshme eshte Cfare fshehin Arjan Tartari e Albana Vokshi Cfare fshehin familjaret e tjere te pushtetareve te Sali Berishes Keto pyetje meritojne pergjigje pasi per cdo shqiptar lidhjet e familjareve te ministres se Integrimit me mafien italiane te Sacra Corona Unita jane ende shume te fresketa sikunderse jane po aq te fresketa edhe evidente lidhjet e Arjan Tartarit me koncesionet e naftes gazit dhe hidrocentraleve - u shpreh Tahiri.

4 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›