E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi takon themeluesin e revistes FIRST Rupert Gudman

Londer 4 nentor NOA - Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi u takua sot me drejtuesin dhe themeluesin e revistes FIRST Rupert Gudman.

Ne kete takim pasi vuri ne dukje edhe nje here marredheniet e shkelqyera bilaterale mes Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar si dhe angazhimin dhe vullnetin e perbashket per intensifikimin e metejshem te bashkepunimit te gjithanshem Kryetari i Shtetit beri nje pershkrim te shkurter te situates politike dhe ekonomike ne vend.

Presidenti Topi u perqendrua ne evidentimin e arritjeve te Shqiperise ne kuader te integrimit ne Bashkimin Evropian dhe atmosferen optimiste te krijuar pas miratimit te raportit te eurodeputetes Tanja Fajon per liberalizimin e vizave cfare do tu mundesoje shqiptareve te levizin te lire pas sensibilizimit dhe informimit te qytetareve per te drejtat e detyrimet qe rrjedhin nga ky proces.

Ne vijim Presidenti i Republikes vuri ne dukje disa prej potencialeve ekonomike qe ofron Shqiperia duke nenvizuar klimen e favorshme per zhvillimin e biznesit dhe duke shprehur bindjen se institucionet shqiptare do te vazhdojne te punojne me perkushtim per te rritur zhvillimin ekonomik dhe per te terhequr sa me shume investitore te huaj pse jo edhe investitore britanike.

Vete zoti Gudman shprehu admirimin per transformimin dhe zhvillimin e Shqiperise e cila eshte shnderruar ne nje model te jashtezakonshem per tranzicionin e saj nga nje vend me ekonomi te centralizuar drejt ekonomise se tregut dhe konsolidimit te sistemit pluralist e demokratik.

mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›