E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhati shpërfillës ndaj Këshillit të Sigurimit

Ahmadinexhat paralajmëroi se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Brazili ishte një rast i vetëm dhe nuk do të përsëritej.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Presidenti iranian i bëri thirrje Rusisë të mos mbante anën e armiqve të Iranit. Moska nga ana e saj, megjithëse shpesh e kujdesshme ne reagimet ndaj Iranit, e ka mbështetur projekt-rezolutën me sanksione të reja.

Presidenti iranian paralajmëroi gjithashtu SHBA-të se do të humbnin nëse kaloheshin sanksionet e reja në Këshillin e Sigurimit dhe i bëri thirrje presidentit Obama ta rishikonte qëndrimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›