E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nuk do të jetë në zyrë ditën që Edi Rama do të nisë punën si kryeministër

Berisha-rama1Edi Rama, rrugëtimin si kryeministër i ri i vendit do ta nisë me betimin mbi Kushtetutë dhe më pas do të ulet në karrigen e kreut të qeverisë.

Sali Berisha e ka bërë gati të gjithë dokumentacionin për vijimësinë e rregullt të punës së qeverisë. Dosjet do ti dorëzohen nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja.

Burime pranë kryeministrit bëjnë të ditur se nuk nuk do të ketë një ceremoni dorëzimi të pushtetit mes dy kryeministrave, por Lezhja do të merret me ceremonialin simbolik të rastit.

Ditën që do të marrë detyrën e re, Edi Rama do të pritet në Kryeministri nga Sekretari i Përgjithshëm dhe shefja e Protokollit, Nadia Qesja.

Burimet nga kryeministria bëjnë me dije për GSH-në se Berisha nuk e ka të detyrueshme që të zhvillojë një ceremonial të posaçëm për pasardhësin Edi Rama dhe as ta presë në zyrë atë që ti dorëzojë punën dhe ta urojë për detyrën e re.

Ndaj Berisha nuk do të jetë në zyrë ditën që do të vijë Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›