Mediu dhe Ndoka: Mazhoranca e re mund të bjerë në çdo moment!!!
Edhe pse mazhoranca e re ka plot 83 deputetë, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, mendojnë se ajo mund të bjerë në çdo moment.
Mediu dhe Ndoka thonë për Ora News se opozita do të jetë e fuqishme përballë një mazhorance qeverisëse që mund të bjerë në çdo moment.
Mediu dhe Ndoka flasin edhe për krijimin e mundshëm të polit të tretë politik. Ndërsa për Mediun është e rëndësishme forcimi i së djathtës, për demokristianin Ndoka krijimi i polit të tretë do t`i jepte më shumë hapësira partive të vogla politike.
Ndërkohë, duke folur për kryeministrin e ri ata thonë se Rama po sillet akoma sikur të jetë në opozitë me takimet e tij, ndërsa nuk ka një strategji të qartë, përveçse paraqet një panoramë nihiliste para shqiptarëve./b.l