Thaçi përshëndet vëzhgimin e zgjedhjeve nga KE-ja
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi, në një takim sot me kryeministrin Hashim Thaçi, konfirmoi vendimin për dërgimin e misionit.
“Ne jemi të gatshëm tani të sjellim misionin, i cili do të raportojë dhe vlerësojë mënyrën se si do të zhvillohet procesi zgjedhor”, tha Daviddi. Ai bëri të ditur se misioni do fokusohet në analizat se si po shkon procesi zgjedhor, për punën e institucioneve dhe rezultatin zgjedhor.
"Jam shumë i lumtur që sot, veç është konfirmuar, se me kërkesën tonë Brukseli, Komisioni Evropian, do të dërgojë një trupë raportuese dhe vlerësuese për organizimin e zgjedhjeve të 15 nëntorit”, tha Thaçi. "Ne jemi të përkushtuar fuqishëm të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike, me një pjesëmarrje edhe më të madhe, me një pranueshmëri dhe vlerësim edhe prej qytetarëve të Kosovës dhe prej gjithë komunitetit ndërkombëtar, si një standard shumë i lartë demokratik për ndërtimin e demokracisë së re, institucioneve të reja lokale, legjitime dhe funksionale”, tha ai.