E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha nuk njeh votat e Tiranes Per ne votoi Shqiperia

Kryeministri Berisha tha sot para mediave se nuk ka rendesi vota e marre ne Tirane por ajo e marre ne te gjithe Shqiperine. Ne kemi marre 140 mije vota me shume se koalicioni tjeter tha kreu i qeverise duke vazhduar se per Tiranen nuk votojne vetem qytetaret e Tiranes por e gjithe Shqiperia dhe si rrjedhoje forca e tij politike ishte fituese.


Tirana eshte blu tha kryeministri ende pa dhene vendimin e saj KQZ-ja dhe me pas tha se ai nuk po jepte nje vendim por thjesht po pasqyronte ckishte ndodhur. Forca ime politike eshte prapa cdo vote vijoi kryeministri i cili pranoi se pa koalicionet Partia Socialiste ka marre me shume vota ne te gjithe vendin sesa Partia Demokratike por per kete vijoi se duhej pritur rezultati i KQZ-se.


Duke shprehur mirenjohjen per vleresimin qe qytetaret shqiptare iu bene reformave te qeverise modelit ekonomik te qeverise sime model i cili ka bere qe shqiptaret te kene rritje te rrogave dhe pensione ne kulmin e cunamit ekonomik Berisha tha se Shqiperia ka burime te jashtezakonshme ujore per siperfaqen qe ka. Jane dhjetera hidrocentrale ne ndertim e siper. Tani do tu pervishemi kodrave shpateve luginave per te ndertuar kopshtin me te bukur tha Berisha gjate konferences per shtyp.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›