Vrau shokun per pellumbat denohet me dhjete vjet burg

Gjykata e Korces dha 10 vjet burg per Arben Dautllarin i cili vrau me kallashnikov shokun e tij Petraq Burnazin dhe plagosi nipin e tij Marsel Dautllarin pas nje sherri banal per pazare pellumbash.
Ngjarja ndodhi ne nentor te vitit 2010 ne banesen e autorit ne fshatin Sovjan te Korces ku 35-vjecari Dautllari ka perfituar nga gjykimi i shkurtuar pasi ka pranuar krimin duke e reduktuar ate ne 10 vjet burg.
Trupi gjykues i kryesuar nga Aferdita Lika e ka shpallur fajtor per veprat penale te vrasjes me dashje dhe armembajtjes pa leje.
Ne seancen e meparshme prokurorja Dhorina Theodhori kerkoi shpalljen fajtor dhe deeimin me 18 vjet burg per vrasjen dhe karter vjet burg per armembajtje pa leje. I pandehuri kerkoi meshire nga trupi gjykues para vendimit
Une e pranova krimin dhe jam penduar. Kerkoj meshire nga gjykata. Kam dy pleq ne shtepi pasi bashkeshortja kerkoi zgjidhje martese. mesohet te kete thene i denuari ne sallen e gjyqit.
Ngjarja
Ngjarja ndodhi ne banesen e te pandehurit ne fshatin Sovjan te Korces.
Pas nje debati me shokun e tij per te blere pellumba dhe gjate nje tentative per tu sqaruar nga ana e viktimes Dautllari ne gjendje te dehur qelloi me bresheri kallashnikovi duke lene te vdekur ne vend mikun e tij te ngushte Petraq Burnazin ndersa plagosi nipin e tij Marsel Dautllari.
Menjehere pas ngjarjes autori njoftoi vete unifomat blu te Korces duke u vetedorezuar.