Berisha, ofertë opozitës: Hetim nga 100 prokurorë
Kryeministri i kërkon opozitës prova për manipulim Replika në Kuvend mes socialistëve e demokratëve
Kërkesës për transparencën e zgjedhjeve që ka kërkuar opozita, Kryeministri Sali Berisha i ofroi dje në Kuvend mundësinë e bërjes së një ligji i cili do të mundësonte të hetonte provat për manipulim e për këtë qeveria është e gatshme të paguajë edhe 100 prokurorë. Oferta e Kryeministrit Berisha nuk u pranua dje në Kuvend nga opozita, ndërsa kreu i mazhorancës kërkoi nga opozita qoftë edhe një provë të vetme për manipulimin e zgjedhjeve. Keni hall ju se vonohet prokuroria nëse ju keni fakte dhe dokumente, por ne jemi ligjvënësit, ne bëjmë një ligj në të cilin i themi Parlamentit do paguash 100 prokurorë për të shpejtuar hetimin e këtij procesi, mjafton që ju të keni dokumente. Krimet elektorale duhet të hetohen. Unë ju them a jeni për të bërë transparencë të plotë. Edhe unë për transparencë të plotë jam, por mjetet janë kushtetuese, janë të njëjta, - tha Berisha. Kreu i mazhorancës u shpreh i gatshëm për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, madje ku PD do të tërheqë dy deputetë për të pasur shumicën. Berisha tha më tej se nëse gjenden prova për manipulim, atëherë ai u shpreh i gatshëm për të amenduar ligjin për të hetuar në kohë rekord. Kjo është normale se jo të gjitha pushtetet mund ti bëjë Parlamenti, por Parlamenti ka fuqi të pakrahasueshme në aspektin tjetër. Cila është? Urdhëro: keni fakte, prova, adresojani prokurorisë, skeni besim tek hetimi i shpejtë, hajde të paguajmë 100 prokurorë, urdhëroni të zgjidhim problemin. Por deputetët nuk mund të bëhen prokurorë. Ne këtu nuk jemi për të bërë retorikë, kemi aq shumë fakte, aq shumë gjëra për tu paraqitur shqiptarëve, aq mundësi për të përcaktuar sot vizionin e kësaj qeverie, - shtoi Berisha. Një përgjigje ndaj Kryeministrit erdhi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramos Ruçi, i cili u shpreh i gatshëm për të negociuar. Ne jemi këtu për të negociuar. Ky problem ka zgjidhje dhe pengesa e zgjidhjes është vetëm tek mungesa e vullnetit tuaj, - tha Ruçi.
Replikat për 97-n
Debati i djeshëm parlamentar nuk kurseu as të kaluarën, ku ish-Kryeministri Bashkim Fino dhe kreu i mazhorancës, Berisha, lëshuan replika ndaj njëri-tjetrit. Fino ashpërsoi tonin duke deklaruar për Kryeministrin se në këta 20 vjet tranzicioni, ai është politikani që ngjall edhe urrejtjen e madhe kudo në Shqipëri dhe kjo është e keqja më e madhe e një vendi të kthyer në arenë përplasëse mes shqiptarëve. Berisha u përgjigj duke deklaruar se në vitin 97 ai la pushtetin, ndërsa shqiptarët e kuptuan se nuk ua vodhi PD-ja paratë. "Në atë vit unë jua dhashë juve pushtetin, për shkak se shqiptarët menduan se vërtet qeveria kishte prekur paratë e tyre nëpër piramida. Po sot? Pikërisht sot unë jam sërish këtu, pasi shqiptarët e kuptuan që ne nuk kishim marrë paratë e tyre. Udhëheqja socialiste premtoi se do tu kthente çdo qindarkë shqiptarëve, por kjo nuk ndodhi, prandaj përfunduat në regjimin e Aldo Bareve dhe Nehat Kullave", - tha Berisha i cili iu përgjigj Finos më tej duke thënë: Të vura kurorë dhe të bëra dhëndër të demokracisë, por gjenet e Enver Hoxhës i ke ti dhe jo unë, që mi përmende pak më parë, - tha më pas Berisha.
PS simulon
Në debatin e djeshëm, Kryeministri Berisha replikoi edhe me deputetin Vangjel Dule, kreun e PBDNJ-së. Në fjalën e tij, Dule kërkoi që të bëhet transparenca e zgjedhjeve, ndërsa iu drejtua Kryeministrit ta realizojë atë. Më thoni ju si mjek. Si mund ti bëhet operacion një njeriu pa u gjetur diagnoza?, - tha Dule. Në përgjigjen e tij, Berisha tha se PS nuk kërkon transparencë, pasi, sipas tij, ajo po simulon. Simulanti nuk operohet kurrë, se po e operove, ke thyer betimin e Hipokratit. Ke thyer atë kod. Nuk mund të operohet simulanti, kurrë, - deklaroi Berisha.
Nishani: Rama, unik në historinë e vendeve demokratike
Modelin e zgjedhur të të bërit politikë nga kreu i opozitës, Edi Rama,ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, e cilësoi si unik në historinë e vendeve demokratike. Në fjalën e tij në Kuvend, Nishani tha se rasti i bojkotit të opozitës është i vetmi, ndërsa theksoi se sfidat e qytetarëve janë krejt të tjera nga ato të Edi Ramës. Ju siguroj që ky rast është i pari dhe i vetmi në tërë historinë e vendeve demokratike. Nuk dëshiroj të marr në analizë zgjedhjet e fundit, por dua të theksoj se vlerësimet, konkluzionet janë paraqitur në raportin e OSBE/ODIHR-it. Kushdo sot e ka të qartë se kjo nuk është sfida e mazhorancës, por sfida e gjithë shqiptarëve është se a do ti respektojmë ne institucionet ndërkombëtare megjithëse kreu i opozitës i injoron. Sfida e mazhorancës dhe e qytetarëve është se a do të pranojmë të deligjitimojë sistemin, - deklaroi në Kuvend Nishani.
Berisha: Kushtetuesja rrëzoi edhe komisionin për Ramën
Kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore, e vlerësoi si të drejtë vendimin e kësaj gjykate, e cila rrëzoi vendimin për ngritjen e komisionit hetimor për dhënien e lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Është edhe një vendim i Gjykatës që nuk është zbardhur akoma, i cili rrëzoi poshtë kërkesën e Kuvendit. Ajo kishte një shkak ligjor, sepse pushteti lokal ka kuvendin e vet. I mirë apo i keq, ne e pranuam. Në hetimin e parë, kur ai erdhi me megafon, e pranoi Gjykata, të dytin nuk e pranoi, - tha Berisha.
Replika Olldashi-Klosi: Isha te të burgosurit Në seancën e djeshme u shkëmbyen replika edhe mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Në fjalën e tij, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, akuzoi deputetin socialist, Blendi Klosi, se ka takuar të burgosurit në burgun e Rrogozhinës, sipas tij, për ti përdorur ata në proces zgjedhor për të mbledhur vota. Keni vajtur për të takuar njerëz për vota në burgun e Rrogozhinës, - tha Olldashi. Në përgjigjen e tij, deputeti i PS-së, Blendi Klosi, pranoi që ka qenë në burg, por sipas tij, kjo ka ndodhur si një takim i thjeshtë elektoral. Po, kam qenë në burg, për të folur me të dënuarit e drejtësisë, por ju i keni takuar ata pasi i nxorët nga burgu, - tha Klosi. Në fjalën e tij, Olldashi tha se procesi në fshatin Ruzhdie u prish, pasi komisionerët e PS-së lanë detyrën. Ai mbrojti procesin zgjedhor, duke thënë se pavarësisht problemeve, standardet u certifikuan nga të gjithë. Janë zgjedhjet më të mira që janë bërë ndonjëherë. Vinim nga standardet e vitit 2001, kur janë marrë peng komisionerët, ndërsa tani nuk ndodhi asgjë. Ndodhi një certifikim ndërkombëtar për zgjedhjet. Zgjedhjet u vlerësuan se arritën standardet, pavarësisht mangësive që patën. Standardet nuk i kemi certifikuar ne, por në radhë të parë qytetarët shqiptarë, por edhe arbitrat ndërkombëtarë, - tha Olldashi.