E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riformatizimi, pa ndëshkime

Ndryshimet e paralajmëruara në Qeverinë e Kosovës akoma mbeten sekret i Presidentit Fatmir Sejdiut dhe Kryeministrit Hashim Thaçi, të cilët duket se janë të interesuar që ky proces të rrjedhë pa pompozitet.

Që të dy, të enjten, thanë fjalë të buta për riformatizimin e Qeverisë, pa dhënë sinjale se kur pritet të ndodhin ato.

Kryeministri Hashim Thaçi riformatizimin e ka quajtur reformë dhe afirmim, por ka hedhur poshtë mundësinë që dikush nga kabineti qeveritar të ndëshkohet.

“Reformën gjithmonë duhet kuptuar si afirmim dhe do të ndodhë afirmimi”, ka thënë Thaçi të enjten në Aeroportin e Prishtinës, pas kthimit nga Estonia.

Ai nuk ka dhënë sinjale se kur pritet të ndodhin ndryshimet e paralajmëruara, duke thënë se ndryshimet janë proces e jo një periudhë kohore e caktuar.

Kreu i Qeverisë, po ashtu, nuk ka pranuar të japë ndonjë emër ose të shpjegojë nëse do të ketë shkarkime të ministrave nga Qeveria. Ai ka përdorur vetëm formulime të përgjithësuara.

“Reformat unë nuk i lidh kurrë me emra, por me standardin dhe natyrisht me kriterin i cili përdoret në vlerësimin për punë të institucioneve, qoftë në nivel qendror apo lokal. Por, dua të theksoj se do të jenë të shumanshme dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Thaçi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›