Eqa dhe Gjermani

Nënkryetari i Parë i LDK’së, Eqrem Kryeziu, është shfaqur para gazetarëve me plot humor, të enjten, kur ka komentuar zhvillimet e fundit në partinë e tij pas dorëheqjes së Melihate Tërmkollit.
Sipas tij, dorëheqja e saj nga Kryesia e LDK’së është hap pozitiv.
“Dorëheqja e saj është evoluim pozitiv. Është evoluim pozitiv për LDK’në, sepse fundi i fundit, ne nuk kemi masa staliniste. Na durojmë edhe qyfyre”, ka deklaruar Nënkryetari i Parë i LDK’së.
Kryeziu dhe Tërmkolli asnjëherë nuk kanë pasur raporte të mira.
“Këtë po e shoh si evolucion inkurajues, sepse njerëzit vetë e kanë parë se nuk shkon politika e kontrapunktit. Është e vërtetë se zonja Tërmkolli për një kohë tepër të gjatë shkon kontrapunkt. Dhe, tash e ka parë edhe vetë se është absurde”, ka deklaruar Kryeziu.
Sipas tij, Melihate Tërmkolli ka lëshuar deklarata të rënda të martën, kur njoftoi për dorëheqjen e saj nga Kryesia e LDK’së.
“E pranoj se jemi akuzuar rëndë, por kjo është shenjë e mirë sepse fundi i fundit mbi drunjtë e thatë askush nuk gjuan me gurë. Drunjtë që kanë fryte i gjuajnë me gurë dhe kjo është krejt normale”, tha Kryeziu.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...