Berisha ofron mbështetje për Totozanin
“Roli kushtetues i Avokatit të Popullit është i një rëndësie themelore në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, është shprehur Berisha.
Kryeministri e siguroi Avokatin e Popullit për mbështetjen e plotë, nga ana e qeverisë shqiptare, të punës së këtij institucioni dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar si në konsultimin për hartimin e legjislacionit të nevojshëm që ka lidhje me të drejtat e njeriut, ashtu edhe në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në lidhje me problemet e konstatuara në respektimin e këtyre të drejtave.
Nga ana e tij, Totozani çmoi se mazhoranca e gjerë, me të cilën u votua kandidatura e tij, e angazhon atë akoma më shumë në kryerjen e detyrës në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe larg ndikimeve politike, në interes vetëm të qytetarit. Në takim u nda i njëjti mendim në lidhje me nevojën për t’u fokusuar në çështje me rëndësi themelore në respektimin e të drejtave të njëriut.
Të dy bashkëbiseduesit, pasi konstatuan përmirësim në sistemin e institucioneve të vuajtjes së dënimit, theksuan nevojën për të bërë më shumë në këtë drejtim. Gjithashtu, ata ranë dakord për të bashkëpunuar në përmirësim e situatës në disa fusha të tjera prioritare. /Start/
2012-01-09 16:55