Presidenti Topi pret ambasadorin danez Jensen
Kreu i shtetit Bamir Topi ka pritur sot ambasadorin e Danimarkës Karsten Ankjaer Jensen. Takimi po zhvillohet në presidencë ndërsa pritet që në fokus të tij të jetë situate politike në vend dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Danimarka është vendi që mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe për këtë ambasadori Jensen pritet që t`i konfirmojë kreut të shtetit mbështjen e vendit të tij në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin kandidat.
Ndërkohë ditën e djeshme ambasadori danez Jensen është takuar edhe me Avokatin e Popullit Igli Totozani me të cili ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit që ambasada daneze do të mundësojë mes institucionene homologe të Avokatit të Popullit.