E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj: Topi në krye të një partie të re, jo Aleanca Kuqezi

Megjithatë, ai thotë se nuk do të ketë lidhje me Aleancën Kuqezi. “Sot s’ka PD, me keqardhje e them.

Pas 2005-s është shndërruar në parti të formulës së kryetarit. Kam bërë përpjekjet e mia për demokratizimin e kësaj partie, por zëri im ka rënë në vesh të shurdhër. E shoh pa shpresë reformimin e PD.

Shpresa e së djathtës është një parti e re e së djathtës, ku lidershipi dhe kryetarët të zgjidhen me 1 anëtar 1 votë. E shoh zotin Topi si lider të kësaj partie”, deklaroi Biberaj në emisionin “Shqip”.

“Aktualisht po punoj me programin, me organizimin dhe mendoj që do kemi përkrahje të jashtëzakonshme. Demokratët e zhgënjyer do të jenë një përkrahje për ne. E djathta ka nevojë për një formacion të ri politik, PD nuk është më parti e djathtë, me një qeverisje të korruptuar, ku nga i pari tek i fundit punojnë 24 orë për aferat e tyre personale. Do zhvillojmë luftë për të qenë forcë e parë politike. Partia e re nuk ka dhe nuk do të ketë kurrëfarë lidhje me Aleancën KuqeZi”, vijoi. /Start/

                                                                                             2012-01-10 08:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›