Berisha-opozites Ngrihu ne lartesine e pergjegjesise voto 3 ligjet
Nga foltorja e kuvendit Kryeministri Sali Berisha i ka bërë sërish thirrje opozitës që të votojë 3 ligjet e integrimit.
“Janë tre ligje, të cilat prekin në disa mënyra të ardhmen e shqiptarëve dinjtitetin e shqiptarëve dhe këto janë ligjet që pret Komisioni Evropian që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Ju bëj thirrje ngrihuni në lartësinë e përgjegjëisë si qytetarë dhe politikanë: Votoni këto 3 ligje”-apeloi kryeministri.
Berisha akuzoi opozitën se u përpoq per tre muaj që të bindë qytetarët se 3 ligjet nuk jane kusht per integrimin dhe kërkon të gjejë çdo fije bari për të bllokuar procesin e integrimit.
Berisha: Opozita nuk voton buxhetin se sheh tmerrin e qershorit
“Opozita nuk voton buxhetin më të madh në histori se sheh tmerrin e vërtetë të qershorit” Kështu e ka përkufizuar kryeministri Berisha mosvotimin e buxhetit të vitit 2013 në nisje të fjalës së tij në seancën e sotme plenare.
Ai tha se opozita po bën shou tragjik dhe është opazita unike në botë që nuk votoi buxhetin, i cili më shumë se cdo buxhet tjetër shndërrohet në para të 800 mijë familjeve shqiptare.
“Opozita nuk votoi buxhetin, i cili shndërrohet në rrugë, shkolla, spitale për qytetarët. Nuk votoi buxhetin që kjo qeveri faktoi për arsimatrët, kthimin më të fuqishëm të rritjes ekonomike të mirëqënies. Opozita nuk votoi buxhetin që bëri të mundur ndërtimin e 10 mijë km rrugë, që rritën rrogat e mësuesve, ndërtimin e 1300 shkollave në mbarë vendin, furnizimin me ujë të pijshëm mbi 96% të shqiptarëve, u bazua mbi një bazë fiskale më të vogël se e juaja. U dyfishuan pensionet dhe ndihma ekonomike”- deklaroi Berisha.
Është kundërpërgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci, i cili e justifikoi mosvotimin nga opozita të projektbuxhetit 2013 me arsyetimin se nuk nuk zbut varfërinë, por e shton atë.
Sipas Ruçit ky buxhet rrit papunësinë, nuk ka politika të reja fiskale dhe shkatërron autonominë e vendorëve.