Kuvendi diskuton paketen fiskale per vitin 2013

Prej disa orësh Kuvendi po diskuton paketën fiskale për vitin 2013. Në diskutim janë 6 projektligje, që trajtojnë disa cështje që kanë të bëjnë me tarifat doganore të importit të kafesë së papjekur, e cila përpunohet në vend, me vendosjen e një tarife të re për eksportin e lëndëve të drurit, aplikimin e nivelit të ri për gjobat në deklarimin e punonjësve, procedurat e reja të regjistrimit në QKR për përfaqësuesit tatimorë, çregjistrimin e biznesit, modeli i ri, si dhe heqja e TVSH-së për importin e makinerive dhe pajisjeve.
Drafti u mbrojt nga ministri i financave.
Në rend të ditës është kërkesa e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shtimin e popullsisë në Qarkun e Kukësit.
Pjesë e axhendës së sotme të Kuvendit vijojnë të jenë tre draftet, miratimi i të cilave kërkon shumicë të cilësuar: p/ligji "Për nëpunësin civil", ai "Për Gjykatën e Lartë", si dhe pr/vendimi për ndryshimet në rregulloren parlamentare.