E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te rinjte kerkojne miratimin e tre ligjeve

Janë të rinj të moshave të ndryshme. Kërkojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian.

Me deklaratën në duar, lëvizja “Voto tani, vepro tani”, i drejtohet këtyre njerëzve që vendosin nëse duhet apo nuk duhet t’i jepet mundësia Shqipërisë që të marrë statusin e vendit kandidat.

Deputetët e mazhorancës jo vetëm ndalojnë por dhe i inkurajojnë këta të rinj.

Ndryshe ndodh me opozitën.

Deputeti Paulin Stërkaj u deklaron votën kundër miratimit të tre ligjeve.

Por deputeti Arben Malaj pranon që ta marrë për të katërtën herë deklaratën.

Edhe deputetja Valentina Leskaj nuk e refuzon por nuk pranon t’ia përcjellë kolegëve të saj.

Është dita e katërt që këta të rinj qëndrojnë në hyrje të parlamentit shqiptar dhe shohin se këmbëngulja e tyre ka ndryshuar disi sjelljen e deputetëve të opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›