E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha para Kuvendit: Do mbrojmë Kushtetutën deri në fund, bojkoti nuk është zgjidhje

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka paralajmëruar se opozita do të vijojë aksionin e saj edhe në seancën plenare të kësaj të enjteje. Në një prononcim për mediat para nisjes së seancës, Berisha deklaroi se ai dhe deputetët e opozitës janë betuar të mbrojnë Kushtetutën dhe këtë do të bëjnë deri në fund.

Ai theksoi se opozita do të rezistojë, pasi bojkoti nuk është zgjidhje përballë kundërshtarit.

“Ne do vazhdojmë betejën. Ai ka një muaj që nuk hyn në parlament, nuk respekton interpelanca, nuk respekton pyetje, nuk respekton asgjë, çka shkel Kushtetutën, kurse ne mbrojmë Kushtetutën.

Ne vlerësojmë progres-raportin dhe konstatimin e tij se në këtë parlament, Kushtetuta shkelet me dy këmbët. Por natyrisht janë shqiptarët që duhet t’i japin përgjigjen e merituar këtyre akteve të pashembullta”, tha ai.

Lidhur me mungesën e kryeministrit Rama në seancën e kësaj të enjteje, ai tha se kreu i qeverisë mund të shmanget, por nuk do të mund t’i shpëtojë përballjes me opozitën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›