E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, pazare me çantë për pasuritë e shqiptarëve me mafien azere

Presidenti i Azerbaxhanit Ilham Aliyev, ka takuar dje kryeministrin Sali Berisha në Bruksel. Sipas njoftimit zyrtar, të dy politikanët Berisha dhe Iliev kanë folur për nevojën e bashkëpunimit dypalësh.

Berisha paska thënë në takim se vendi i itj ka pasur lidhje historike me Azerbajxhanin!!! Ndoshta e ka pasur fjalen per kohen e Stalinit. Të dy liderët shkëmbyen pikpamjet e tyre mbi mundësinë e investimeve azere në Shqipëri në privatizimin e disa ndërmarrjeve, si dhe në turizëm. Ata u treguan entuziast në mundësinë e shkëmbimit të vizitave zyrtare.

Siç dihet, presidenti azerbajxhanas është pasues në pushtet i babait të tij, Hajdar Iliev,  një diktator komunist që i ka lënë të birit trashëgimi pushtetin. Në të njëjtin stil, Berisha po përpiqet të grumbulloje në Shqipëri një pushtet familjar bazuar në privatizimin e pasurive kombëtare dhe lidhjet me botën e korruptuar ish komuniste të lindjes.

Në foton që shikoni duket qarte dhe një skandal tjetër. Kryeministri shqiptar ka shkuar në këtë takim i vetëm, pa shef kabineti dhe ndihmës, me një çantë personale që e ka lënë në mënyrë primitive tek këmbët. Kështu veprojnë vetëm ata që bëjnë pazare mafioze në emër të shtetit të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›