Shqipëria heq vizat me Tajvanin

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për heqjen e regjimit të vizave me Tajvanin, duke u kthyer në vendin e 115-të në botë, që e ndërmerr një masë të tillë lehtësuese për lëvizjen e lirë të qytetarëve tajvanezë. Ky lajm është konfirmuar nga ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi, në një deklaratë për shtyp.
Vendimi përmban faktin që mbajtësit e pasaportave tajvaneze, që vizitojnë Shqipërinë për më pak se 90 ditë nuk do të duhet të aplikojnë për viza turistike.
"Kjo e bën udhëtimin më të përshtatshëm për popullsinë tajvaneze", tha zëdhënësi i MPJ-së tajvaneze, James Chang.
Sipas Chang, marrëveshja është e rëndësishme në aspektin diplomatik për Tajvanin, sepse Shqipëria dihet që ka një "marrëdhënie shumë të ngushtë" me Kinën.
Ndër të tjera deklarata për shtyp e MPJ-së tajvaneze, thekson se kjo marrëveshje shpreh gatishmërinë e Shqipërisë për të njohur Tajvanin, si një xhest vullneti të mirë.
Tajvani humbi anëtarësinë e tij në OKB-së në vitin 1971 dhe që atëherë, ka qenë i pasuksesshëm në përpjekjet e tij për t`u ribashkuar me organet ndërkombëtare.