E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pë rcjell studentë t e parë në BE pa viza: Jeni të lirë !

Tirane, 14 dhjetor, NOA – Pa viza drejt Evropes, te lire, nje akt madhor qe prek jeten e çdo qytetari!

Me keto fjale dhe mjaft i emocionuar, kryeministri Sali Berisha ka pershendetur te rinjte e pare qe u nisen nga aeroporti “Nene Tereza”, pa nevojen e nje vize, por vetem duke u pajisur me nje pasaporte biometrike.

Behet fjale per 50 studente dhe gjimnaziste te cilet kane udhetuar sot drejt Brukselit pas liberalizimit te vizave per Shqiperine.
“Sot per here te pare do te udhetojne studentet dhe gjimnazistet. Kush me shume se ata kane te drejte te udhetojne te paret sepse te rinjte jane fytyra europiane e Shqiperise” theksoi Berisha.

Me tej, ai tha se sot shqiptaret levizin ne vendet e zones Shengen pa viza, duke shenuar nje akt madhor per gjithsecilin prej tyre.

Sipas tij, heqja e vizave flet per besimin qe vendet e Bashkimit Evropian kane tek Shqiperia.
n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›