E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 20 vjetori i PD, ditëlindja e lirisë dhe pluralizmit

Tirane, 15 dhjetor, NOA/ Irma Toptani – “Te rinjte shqiptare ne dhjetor te vitit 90-te treguan trimeri te pashembullt, shemben murin e Berlinit duke mbushur ambasadat, e gjynjezuar pushtetin, por jo te ndalonte marshin e qytetareve ku ne daten 8 dhjetor, me ne krye Azem Hajdari, do te nisnin Levizjen e Dhjetorit, duke mbushur sheshet e qytetit dhe ne daten 11 dhjetor do te themelonin partine e pare pas pluralizmit”, deklaroi kryeministri Sali Berisha sonte ne mbremje ne kremtimin e 20 vjetorit te krijimit te Partise Demokratike. “Ne shqiptaret, qe ishim 20 vjet me pare vendi i zhytur ne honet e historise, njohem keto vite mirenjohjen, solidaritetin e te gjitha vendeve te zhvilluara”, tha kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partise Demokratike, forca politike ne vend e krijuar pas ngritjes se studenteve 20 vjet me pare ne te ashtuquajturen “levizja e dhjetorit ’90” qe solli e dhe renien e komunizmin ne Shqiperi dhe vendosjen e pluripartizmit ne vend dhe demokracise se re shqiptare.

Nga pallati i Kongreseve ku themeluesit e partise Demokratike, protagionistet kryesore te saj gjate ketyre 20 viteve tranzicion perdrejt forcimit te demokracise, kryeministri Berisha gjate nje fjalimi te tij pershendeti te gjithe protagonistet dhe anetaret e PD-se ne 20 vjetorin e krijimit te Partise Demokratike shqiptare.

Duke thirrur, Azem ti je gjalle, kryetari i PD-se, theksoi se levizja e studenteve te dhjetorit ’90 qe pasuan demonstratat per te fituar lirine e shumepritur ishte edhe pikenisja e pluralizmit pasi asokohe u krijua e para force politike, qe solli edhe permbysjen e sistemit totalitar, qe sipas kreut te PD-se ishte eksperimenti me i shemtuar.

Shqiperia, qe 20 vjet me pare ishte e izoluar arriti te fitoje gjate ketyre viteve solidaritetin e vendeve te BE-se, SHBA-ve duke realizuar ndertimin e demokracise dhe nje sere reformash te suksesshme, qe zyrtarizuan ne 2009-en anetaresimin e vendit ne NATO dhe liberalizimin e vizave me BE-ne, tha shefi i PD-se.

“Pluralizmi politik dhe lindja e PD-se eshte lindja e demokracise shqiptare” tha Berisha duke uruar shqiptaret per ditelindjen e lirive dhe te dinjitetit njerezor.

“PD u themelua si parti e interesit kombetar, e te drejtave te ndaluara me ligj, si parti e integrimit evropian dhe euroatlantik, si parti e tregut te lire”, theksoi kryetari i PD, Sali Berisha.

Duke bere nje permbledhje te sfidave me te cilat kjo parti eshte perballur keto 20 vite kryetari i PD-se tha se ishin pikerisht te gjitha arritjet e vendit qe realizuan dhe bene te mundur kete solidaritet te jashtezakonshem te vendeve te lira, te institucioneve nderkombetare per Shqiperine.

Ne aktivitet merrnin pjese themelues te PD-se ne vite, si Bamir Topi, Eduard Selami, Aleksander Meksi, por edhe anetare te rinj te PD-se dhe bashkepunetore e ministra te Qeverise.

Sikunder mesohet ftese per kete aktivitet i eshte derguar edhe kryetarit te PS-se, Edi Rama, i cili ne vitet ’90 ishte nje nga pedagoget e Akademise se Arteve qe iu bashkua levizjes studentore, por u nda heret nga lidershipi i PD-se, Sali Berisha me te cilin sikunder vete Rama eshte shprehur kohe me pare, nuk i perputheshin mendimet, nje arsye kjo e volitshme per Ramen qe ta kundershtonte Berishen me pas edhe ne shkrimet e tij publicistike, per te cilat ne vitin 1997 do te goditej keq nje mbremje nga disa persona, nje akt qe simbolizon edhe nisjen e mospajtimit te Rames me Berishen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›