E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vizat, akt që prek jetën e çdo shqiptari

Kryeministri Berisha ka shkuar sot në aeroportin “Nënë Tereza” ku ka përcjellë 50 studentë dhe gjimnazistë të cilët kanë udhëtuar sot drejt Brukselit pas liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
“Sot shqiptarët lëvizin në vendet e zonës Shengen pa vizat. Vizat janë një akt madhor që prek jetën e çdo qytetare” theksoi në fjalën e tij kryeministri Berisha
Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se sot shqiptarët lëvizin me dokumentat më moderne dhe më të informuar se kurrë më parë. Duke e cilësuar këtë ditë si ditë historike për shqiptarët, kryeministri Berisha theksoi se vendimi unanim nga vendet e Bashkimit Europian tregon edhe njëherë besimin që këto vende kanë tek Shqipëria.
“Sot për herë të parë do të udhëtojnë studentët dhe gjimnazistët. Kush më shumë se ata kanë të drejtë të udhëtojnë të parët sepse të rinjtë janë fytyra europiane e Shqipërisë” theksoi Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›