Berisha për Vlora Hysenin: Shkeli betimin dhe ligjin, s’ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës

Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha ka reaguar lidhur me masën e arrestit për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hysenin, duke u shprehur se ajo ka “shkelur betimin dhe ligjin”, një akt që sipas kryedemokratit, s’ka nivel më të ulët tradhtie.
“Në histori keni lexuar, keni dëgjuar që shefat e shërbimeve të kenë punuar në kundërshtim me ligjet për diktatorë, për agjenci të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit.
Sot prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Vlora Hysenin, shefen e shërbimit informativ kombëtar si bashkëpunëtore në krim, si njeri që ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve.
Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky”, u shpreh Berisha.