E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet jeta e ‘dyfishtë’ e Gjovalin Lazrit në Torino / Familja kërkon drejtësi

Teksa Italia vijon të debatojë për kufijtë e vetëmbrojtjes, mediat kanë zbuluar detaje të reja për jetën e 36-vjeçarit shqiptar dhe dinamikën e ngjarjes, ndërsa autopsia pritet të japë përgjigjet kryesore.

Italia vijon të jetë e ndarë pas ngjarjes së ndodhur natën mes 19 dhe 20 shtatorit në Baldissero d’Alba, ku Roberto Mollo hapi zjarr ndaj një grupi hajdutësh, duke zbrazur pothuajse të gjithë karikatorin e armës së tij dhe duke vrarë 36-vjeçarin shqiptar Gjovalin Lazri.

Teksa hetimet po përqendrohen te dinamika e të shtënave, mediat italiane kanë publikuar detaje të reja për jetën e shqiptarit dhe orët e fundit para tragjedisë.

Sipas hipotezës mbi të cilën po punojnë hetuesit,

Familja:

mund të mos jetë qëlluar pranë shtëpisë ku kishte hyrë grupi, por në momentin kur po largohej bashkë me personat e tjerë, rreth 30 deri në 40 metra larg pronës.

Pikërisht për këtë arsye autopsia dhe ekspertiza balistike konsiderohen vendimtare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›