Berisha për kredinë e Durrës- Kukës: Tregues stabiliteti
Në mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha i përgjigjet kritikave lidhur me kredinë e marrë për rrugën Durrës- Kukës. Kryeministri e cilësoi marrjen e saj si tregues të stabilitetit ekonomik në vend dhe besimit që tregjet financiare kanë tek ajo.
TIRANE- Kryeministri Berisha i është përgjigjur kritikave për kredinë prej 250 milion eurove të marrë nga qeveria dy ditë më parë për rrugën Durrës- Kukës. Pavarësisht se kjo shumë është më e shtrenjta e marrë në historinë e financave shqiptare dhe vjen pikërisht në një periudhë krize ekonomike globale, kryeministri Berisha e ka cilësuar atë si tregues të stabilitetit ekonomik në vend dhe besimit që tregjet financiare kanë tek ajo.
“Në një kohë kur shumë qeveri të tjera nuk sigurojnë dot kredi. Në sajë të besimit të madh që tregu financiar ndërkombëtarë ka në performancën financiare të Shqipërisë. Kjo kredi e cila pati një rezolutë të fuqishme dje nga agjencitë më të mëdha të lajmeve, dëshmoi edhe njëherë se ekonomia shqiptare është solide”- tha Berisha.
Shefi i qeverisë ka hedhur poshtë edhe ato që ai i quajti alarme të rreme për krizën ekonomike në vend, “është e pandershme tru biesh borice të krizës vetëm se të volitet për momentin”- u shpreh Berisha.
Qeveria ka miratuar edhe një vendim për mbrojtën e veçantë personale të familjes dhe pronës së gjyqtarëve dhe për sigurimin e jetës dhe pronës së tyre, me këtë rast kryeministri theksoi se shteti duhet ti ofroje mbrojte të fortë të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët përballen çdo ditë me krimin. (a.r/news24/balkanweb)