E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA i uron mirëseardhjen Shqipërisë në NATO

SHBA i uron mirëseardhjen në NATO Shqipërisë përmes një koncerti të vecantë nga Banda e Ushtrisë Amerikane për Europën. Me këtë rast kanë përshëndetur edhe ambasadori amerikan, Uithers dhe Presidenti i vendit, Bamir Topi. 

TIRANE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i urojnë mirëseardhjen në NATO Shqipërisë në një mënyrë të veçantë përmes një koncerti që Banda e Ushtrisë Amerikane për Europën ka dhënë për publikun shqiptar. Me këtë rast në skenë kanë përshëndetur edhe ambasadori Amerikan në vendin tonë Xhon Uithers dhe President i vendit Bamir Topi. Ambasadori Uithers ka theksuar se kjo është një tjetër mënyrë që SHBA-të shprehin urimin e tyre për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Ndërkohë edhe Presidenti Topi e ka vlerësuar së tepërmi këtë eveniment, duke i falenderuar edhe njëherë SHBA për mbështetjen e vazhdueshme të tyre ndaj vendit tonë gjatë të gjithë momenteve të vështira.
Banda e Ushtrisë Amerikane për Europën performan më shumë se 200 herë në vit, ndërsa ajo ka qenë e ftuar në më shumë se 20 vende të Europës dhe Lindjes së Mesme nga Rusia në Irak. Ajo u aktivizua për herë të parë në vitin 1940 dhe anëtarët e saj konsiderohen se ambasadorët më të rëndësishem të muzikës në Europë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›