E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha për vizitë tek shtëpia e Metës. Mesazh kërcënues për drejtësinë (FOTO)

Share

Tre ditë përpara se Gjykata e Lartë të japë vendimin për ish- zëvendëskryeministrin Ilir Meta, kryeministri Sali Berisha e viziton të pandehurin në shtëpinë e tij ilegale. Një mesazh për Gjykatën e Lartë nga kryeministri që në një intervistë televizive sulmoi ashpër prokurorinë

Pasi kishte rënë mbrëmja, eskorta e Sali Berishës mbërriti në bllok, duke pushtuar një nga rrugët më të frekuentuara. Makinat parkuan përballë shtëpisë pa leje të kryeministrit Ilir Meta dhe Berisha u fut brenda. Qartazi ishte një mesazh force për drejtësinë, e cila ndodhet përballë një sfide të jashtëzakonshme. Të hënën, pas tre ditësh, Gjykata e Lartë do të japë vendimin për Ilir Metën, i akuzuar për korrupsion. Si parapritë e kësaj vizite shërbeu një intervistë e kryeministrit Sali Berisha në një nga ekranet e tij, prej nga deklaroi se Meta mund të rikthehej në qeveri, si për ti kumtuar gjykatës së nuk mund të prekë krahun e tij të djathtë. Më pas lëshoi një seri akuzash ndaj prokurorisë, më shumë duke trilluar. Foli për videon duke thënë se është montuar e ngjitur 28 herë. Në të vërtetë ekspertët amerikanë provuan origjinalitetin e videos, por Berisha ngatërron transmetimin në media me videon origjinale. Për më tepër as ekspertët shqiptarë nuk provuan atë që kryeministri e thotë me bindje. Ata thjesht deklaruan se kanë dëgjuar një tiktak më shumë në video. Si të mos mjaftojë kjo, duket se kryeministrin e ka tërbuar pretenca e prokurorisë, që ka arritur të faktojë origjinalitetin e videos duke përdorur rrethanat e dëshmitë.

Vendimi i drejtësisë është vendim drejtësie dhe pa diskutim që do të respektohet. Meta gjersa të jepet vendimi është i pafajshëm, ky është prezumimi i pafajësisë. Meta ka deklaruar se do ta respektojë plotësisht vendimin dhe ka besim të plotë në gjykimin objektiv. A do të jetë Meta pas vendimit të Gjykatës në qeveri apo jo, kjo është çështje e LSI-së dhe jo çështje imja. Është çështje e asaj partie aleate që unë bashkëqeveris, deklaroi Berisha për ABC News.

Mendoj se lideri i partisë së koalicionit ka dhënë një shembull të shkëlqyer. Iu nënshtrua një procesi mbi bazën e një dokumenti të prerë dhe ngjitur 28 herë. Dha dorëheqjen, shkoi para prokurorëve si qytetari Ilir Meta. Ekzistonin disa variante, por kërkoi më thelbësoren, që të gjykohej në thelb për këtë çështje. Paraqitja ishte ndryshe. Ishte Meta ai që i kërkoi Gjykatës që të ndryshojë spektrin ose lëndën e gjykimit. Ishte për çështje materie, Gjykata e pranoi dhe u tregua e përgjegjshme. Meta i është përgjigjur në mënyrën më të civilizuar kërkesës së Gjykatës së Lartë, i ka shprehur besimin asaj dhe nuk ka pasur asnjë paragjykim. Ka pasur probleme të drejta me Prokurorinë, e cila ka mashtruar Parlamentin me dokument, por ky është kapitull tjetër. Pavarësisht nga kjo, nuk ka asnjë keqardhje nga heqja e imunitetit të Metës, sepse të dhënat e mëvonshme kanë faktuar katërcipërisht se Parlamenti është mashtruar, nuk iu tha e vërteta për ato çështje. Por kjo ska rëndësi. Është Drejtësia që e nxori këtë problem. Këtu mendoj se qëndrimi i Metës i bën nder atij si politikan. Pranimi i Gjykatës për ta shqyrtuar në materie çështjen, i bën nder shtetit ligjor, i bën nder integritetit të saj, vijoi më tej Berisha.

Makinat e eskortes se Berishes perpara shtepise se Metes

Makinat e eskortes se Berishes para shtepise se Metes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›