Rikonstruksioni i Portit të Durrësit, Olldashi: Përfundon këtë verë
Durrës- Ministri i Transportit Sokol Olldashi ka inspektuar në mesditë punimet për rikonstruksionin e kalatës lindore në portin detar të Durrësit. Ai u shpreh se kjo kalatë, e njohur si kalata nr. 10, është një investim që ka kushtuar 8 milionë euro dhe do të përfundojë në qershor të këtij viti.
Ai deklaroi se gjithashtu po ndërtohet terminali i ri i pasagjerëve me një fond prej 12 milionë eurosh. Olldashi u shpreh se ndërtimi i këtij terminali pritet të përfundojë para sezonit veror, i cili përkon edhe me fluksin e rradhës të emigrantëve dhe turistëve ne portin e Durrësit.
Por sipas Olldashit ky nuk do të jetë i fundit investim në këtë port, pasi mënjeerë pas përfundimit të terminalit do të nisë thellimi i basenit, që do të bëjë të mundur hyrjen dhe përpunimin në port të anijeve të tonazhit të madh.
Shkrime të tjera me interes:
- Olldashi: 4.3 miliardë lekë për ujësjellës-kanalizime Tiranë- Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë organizoi sot konferencën...
- Hashash drejt Italisë, sekuestrohen 797 kg drogë në Portin e Durrësit Durrës- 797 kg lëndë narkotike janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme...
- Spitali i Durrësit, punonjësit në tension Durrës- Spitali rajonal i Durrësit është në proçes akreditimi. Profesionalizmi...