Berisha pergjigjet Oferta e Rames per hetimin e zgjedhjeve eshte e vjeter
Eljona Ballhysa -Gati nje jave pasi kreu i Partise Socialiste Edi Rama i propozoi kryeministrit Berisha oferten e selise roze per te hetuar zgjedhjet e 28 qershorit dje erdhi pergjigjja e pare nga kreu i Ekzekutivit. Gjate fjales se mbajtur ne Kuvend Berisha tha se oferta e Rames ishte e vjeter dhe se per te PS-ja ka marre njehere pergjigje. Me tej kreu i qeverise shtoi se eshte i gatshem ta ngreje sa me pare komisionin hetimor nderkohe qe PS-ja ka te gjithe kohen e duhur per tiu drejtuar gjykatave per rinumerimin e votave si dhe per ndryshimin e rezultatit zgjedhor. Kreu i qeverise foli gjate seances se djeshme dhe per mandatin e Beqjes per vrasjet e dy perfaqesuesve te opozites dhe per ndertimin e Parlamentit te ri. Madje ne pergjigje te kreut te Grupit Parlamentar te PS-se Ruci Berisha u shpreh se qytetaret shqiptare sapo degjuan kryeministrin potencial per vitin 2025.
Oferta
Dua te qartesoj se propozimi qe ka sjelle z. Rama ne tryeze po studiohet seriozisht dhe eshte studiuar. Dua te theksoj ketu se propozimi mbante daten 15 shtator. Megjithate absolutisht nuk e shmanga per ta hedhur menjane si nje propozim te konsumuar te cilit i ishte kthyer pergjigje por e mora dhe po e studioj me vemendje te madhe - eshte shprehur Berisha. Me tej duke kujtuar oferten e bere prej tij per zgjatjen e afatit te hetimit deri dy muaj para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te qershorit te vitit 2013 per ti dhene gjithe kohen e duhur gjykatave Berisha beri thirrje qe PS-ja tu drejtohet pikerisht gjykatave. Ne kete kerkese Rama shkruan se komisioni duhet te beje hetim te pakufizuar dhe une jam per hetim pa asnje kufizim. Ndaj dhe ne kete rast qe kerkohet hetim i pakufizuar le te fillohet me gjithe problematiken e komisionit hetimor tu japim kohe gjykatave per ta bere te pakufizuar kete hetim per te vendosur per rinumerimin e fleteve te votimit. E kam deklaruar dhe e deklaroj pranoj cdo vendim gjykate te Strasburgut te Gjykates Kushtetuese te te gjitha gjykatave te tjera te cilat do te marrin vendimin ne pavaresi te plote. E kam deklaruar dhe e deklaroj se jam absolutisht i gatshem te numerohet cdo vote te ndryshoje cdo rezultat me te vetmin kusht qe duhet te vendose gjykata pasi vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte i prere dhe perfundimtar dhe ky vendim mund te ndryshohet vetem ne Gjykaten e Strasburgut - eshte shprehur Berisha.
Mandati i Beqjes
Persa i perket kerkeses se PS-se per ta cilesuar nul vendimin e Parlamentit per te hequr mandatin e deputetit Ilir Beqja Berisha tha se votimi eshte i zbardhur dhe se nuk ka asnje shkelje ligjore. Lidhur me disa ceshtje te tjera qe z. Ruci ngriti ketu dua ti them se per mandatin ka nje votim elektronik me gjurme te pandryshueshme dhe spekulimi eshte shume i pandershem. Kane qene 70 vota per ta nisur ne Gjykaten Kushtetuese. Pra kane votuar 67 kunder 70 vota pro 2 abstenime dhe nje perfaqesues i PS-se me karte elektronike nuk ka votuar. Pse nuk ka votuar Po ku ta di une se cfare i tha mendja ne ate moment Por opozita duhet ta dije se nuk ndertohet qendrimi mbi mashtrim - eshte shprehur Berisha.
Vrasjet
Persa u perket vrasjeve si te deputetit Xhindi ashtu dhe te kryekomunarit Veseli Berisha i cilesoi ato akte te shemtuara kriminale dhe garantoi se qeveria do te beje te gjitha perpjekjet per vendosjen para ligjit te krimineleve te ketyre akteve. Berisha tha se ne menyre absolute nuk eshte paraqitur dhe nuk ekziston dhe fakti me i vogel se Xhindi apo kryetari i Komunes se Terthores kane pasur probleme politike apo jane atakuar per probleme politike. Kjo nuk ju sherben. Ky eshte abuzim njelloj si me Kosta Trebicken. Perdorja e te vdekurve per qellime politike eshte makabritet - eshte shprehur kreu i qeverise.
Parlamenti
Berisha eshte ndalur gjate ne ceshtjen e ndertimit te godines se re te Parlamentit te Shqiperise. Madje ai hodhi akuza ndaj opozites e cila kundershtoi vendimin duke thene se PS-ja eshte ende e lidhur me kultin e Enver Hoxhes ndaj nuk pranon prishjen e Piramides. E trishte e hidhur e padenje do te regjistrohet kjo dite ne historine e ketij Parlamenti. Nuk po mbrohet ketu ndertesa debati eshte per kultin e njeriut me mizor diktatorit me gjakesor ne Europen e pasluftes Enver Hoxha. Ju ketu ne kor ne union me Nexhmije Hoxhen dhe Ramiz Aline dhe kot nuk i keni ftuar ne ato lozha atje siper tju shoqerojne te ndjekin fjalimet tuaja patetike per mauzolete e diktatorit. Ju nuk po mbroni ndertesen as muret po mbroni kultin e tij dhe e beni kete me nje regji absolutisht te ndertuar ne menyren me djallezore. Po beni veprime qe e turperojne kete parlament. Po mbroni mauzoleun nuk po mbroni trashegimin po mbroni mauzoleun e figures me gjakesore ne historine e shqiptareve - eshte shprehur Berisha ndersa tha se per kete ceshtje nuk ka kompromis pasi qeveria eshte e vendosur te shembe Piramiden dhe te ndertoje Parlamentin e ri.
Socialistet braktisin Kuvendin Ruci ve 6 kushte ndaj Berishes
Socialistet braktisen dje sallen e Kuvendit nderkohe qe kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci vuri 6 kushte ndaj maxhorances per tu rikthyer serish ne Kuvend. Gjate fjales se tij qe erdhi pas fjalimit te gjate te Berishes per ngritjen e Kuvendit te ri Ruci kerkoi anulimin e vendimit per ndertimin e kesaj godine pasi eshte antikushtetues. Ruci tha se qeveria duhet ta shtroje per diskutim kete vendim me te gjitha grupet e interesit dhe pastaj le te vendoset ndertimi i godines edhe ne vendin ku aktualisht ndodhet Piramida. Nje tjeter kerkese e kreut te Grupit Parlamentar te PS-se ishte qe maxhoranca te ktheje pergjigje per oferten e bere nga kryetari i PS-se Edi Rama per hetimin sa me pare te zgjedhjeve te 28 qershorit. Sipas Rucit nese miratohet hetimi i zgjedhjeve kjo do ti hape rrugen realizimit te reformes zgjedhore dhe reformave te tjera per te cilat ka nevoje vendi. Kreu i deputeteve socialiste kerkoi gjithashtu qe maxhoranca te cilesoje nul vendimin e marre per heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja. Ai e cilesoi vendimin antikushtetues pasi eshte cilesuar i miratuar pa marre shumice votash. Kreu i Grupit Kuvendor te PS-se kerkoi me tej nga kreu i qeverise qe te zbardhe dy vrasjet e perfaqesuesve te PS-se ate te kryekomunarit ne Kukes Remzi Veseli dhe asaj te deputetit Fatmir Xhindi. Ruci nenvizoi se te dy perfaqesuesit e opozites u vrane ne prag te shtepise qe te dy ne prag te zgjedhjeve duke theksuar se tashme qe te dyja vrasjet ende jane krime te pazbardhura. Ruci i kerkoi kryeministrit te distancohej nga akti kercenues i bashkeshortit te ministres se Integrimit Majlinda Bregu ndaj familjes dhe personalisht ndaj deputetes socialiste Ermonela Felaj. Po keshtu Ruci kerkoi marrjen e masave ndaj deputetit Edi Paloka per kercenimet ndaj deputetit socialist Saimir Tahiri te bera ne mbledhjen e se merkures ne Komisionin e Ligjeve ku Paloka i tha kolegut te opozites se do ti priste koken. Ne perfundim te fjales se tij Ruci deklaroi largimin e opozites deri ne marrjen e nje pergjigje nga ana e maxhorances per kerkesat e mesiperme.
29 Tetor 2010