E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama Nuk ka krisje me Presidentin hetimet po vazhdojne



TIRANE - Vetem pak dite pas deklarates se ashper te Presidentit te Republikes Bamir Topi per hetimin me perparesi te akuzave per korrupsion te politikes prokurorja e Pergjithshme Ina Rama hodhi poshte zerat per nje krisje te marredhenieve institucionale te saj me kreun e shtetit. E pyetur ne lidhje me hetimet qe ka nisur Prokuroria per zyrtaret e shtetit Ina Rama tha se ata prokurore qe po merren me keto ceshtje sdo te marrin te tjera. Kryeprokurorja Rama pranoi te fliste per mediat pas prezantimit te manualit per hetimin e korrupsionit dhe krimit financiar. Ndersa te kunderten beri zv.drejtori i Policise se Shtetit Agron Kulicaj i cili heshti. Diten e djeshme pas aktivitetit me rastin e perurimit te manualit per luften kunder korrupsionit dhe krimit financiar e pyetur nga mediat kryeprokurorja Rama u pergjigj se deklaraten e presidentit Topi e shoh si perseritje te kerkeses ndaj organeve te drejtesise per te kryer me perkushtim detyrat dhe funksionet e tyre.
E kam degjuar me shume vemendje deklaraten e Presidentit te Republikes dhe nuk shoh asnje perplasje ose kundershtim mes fjaleve tona - u shpreh ajo. Gjate nje aktiviteti per ceshtjet e drejtesise ne Tirane tri dite me pare presidenti Topi leshoi kritika ndaj organeve te drejtesise per hetimin me shpejtesi te akuzave per korrupsion te bera nga forcat politike per njera-tjetren. Duke iu bere apel institucioneve te drejtesise ai u shpreh se asnjehere institucionet tona nuk besoj te kene pasur me shume lende te pare per te punuar dhe per tu ekspozuar.
Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama mori pjese ne aktivitetin e organizuar me rastin e perurimit te manualit per luften kunder korrupsionit dhe krimit financiar i pergatitur ne nje projekt te USAID-it me mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne kuader te ndihmes per sistemin e drejtesise shqiptare. Manuali eshte nje material teorik dhe doktrinor qe do tu vihet ne dispozicion specialisteve shqiptare te angazhuar ne strukturat e sistemit te drejtesise.

29 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›