E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi për deklaratat ndaj Gonzatos

TIRANE, 10 nëntor/ATSH/ Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën vendosi sot përjashtimin me 10 ditë të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha nga punimet e Kuvendit.

Sekretariati shqyrtoi sot kërkesën e Partisë Socialiste që kërkonte masë disiplinore ndaj Sali Berishës, pas deklaratës që kreu i PD-së bëri për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit “Për barazinë gjinore”.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i konsideroi këto deklarata, sulme të përsëritura dhe theksoi se Partia Socialiste kërkon që Berisha të japë shpjegime për sulmet e përsëritura.

Gjatë diskutimit të projektligjit “Për barazinë gjinore” në Kuvend, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato po përpiqet t’i imponojë shoqërisë shqiptare standarde të shumëfishta gjinore.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›