Inaugurohet Këndi Azerbajxhanas në Qendrën “Sotir Kolea”

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Në sallën Orientale të Qendrës “Sotir Kolea”, pjesë e Bibliotekës Kombëtare, prej sot do të ketë një kënd kushtuar literaturës azerbajxhanase.
Në Këndin Azerbajxhanas lexuesit do të gjejnë botime me tematika të ndryshme në gjuhën azerbajxhanase, të cilat pritet të pasurohen edhe më shumë në vijim, falë përkujdesjes së drejtorit të BKSH-së, Piro Misha, drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Azerbajxhanit, Karim Tahirov dhe ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.
Pas ceremonisë së inaugurimit të këtij këndi, delegacioni nga Republika e Azerbajxhanit pati mundësinë të vizitonte disa prej ambienteve të Qendrës “Sotir Kolea”.
Vitet e fundit, Shqipëria dhe Azerbajxhani janë përqendruar në ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të frytshëm veçanërisht në fushën e bashkëpunimit kulturor dhe të shkencave humane.
1 nga 7/r.e/a.f/