E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozi grushton portierin në fushë

Përballja në mes Sheffield Wed dhe Leeds United në Championship, është mbyllur pa fitues (1-1), por imazhin e këtij derbi të madh e prishi një tifoz huligan i skuadrës nikoqire, i cili sulmoi portierin Chris Kirkland.
 

Kur luhej minuta e 78-të, e kur rezultati ishte 1-1, një tifoz i identifikuar shumë mirë nga kamerat, iu afrua portës së ish-lojtarit të Liverpoolit, i doli përballë dhe e goditi me grusht.
 

Tifozi huligan menjëherë është larguar dhe është futur në mesin e tifozëve të Leeds, që vërteton se ai ishte pjesë e tifozëve të miqve. Ndërkaq, portierit iu dha ndihma e parë në fushë.
 

Në fund të ndeshjes të dy skuadrat dënuan sjelljen e tifozit, i cili prishi imazhin e derbit të madh në Championship.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›